lunedì 28 maggio 2012

Llotaria amerikane si aplikohet


Ky material gjendet nё http://albanian.tirana.usembassy.gov                                                     Faqe 1 në 16
UDHËZIMET RRETH VIZËS SË SHUMËLLOJSHMËRISË (LLOTARISË AMERIKANE) DV-2013
Programi i Vizave të Emigrantëve të Diversitetit i autorizuar nga Kongresi administrohet në bazë vjetore nga Departamenti i Shtetit
dhe drejtohet bazuar në ligjet e Shteteve të Bashkuara,  veçanërisht të Seksionit 203(c) të Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë (INA).
Ky ligj mundёson për një grup emigrantёsh tё njohur si “emigrantë të shumёllojshmërisë” viza që u vihen në dispozicion personave
prej vendeve me shkallë historikish të ulët emigrimi në Shteteve të Bashkuara. Pёr vitin fiskal 2013, do të jenë në dispozicion 50,000
viza emigrantësh të shumëllojshmërisë (të llotarisë).
Programi vjetor i llotarisë i bën vizat të disponueshme për personat, të cilët plotësojnë kushtet e thjeshta, por të rrepta, të kërkuara
të pranimit. Një kompjuter përzgjedh rastësisht të zgjedhurit për vizën e llotarisë. Vizat shpërndahen ndërmjet gjashtë rajoneve
gjeografike dhe brenda çdo rajoni, asnjë vend i veçantё nuk mund të përfitojë më shumë se 7% të Llotarive (DV-ve) të disponueshme
për çdo vit, ku pjesa më e madhe e vizave do t'i shkojë rajoneve me raport më të ulët emigracioni dhe asnjë vizë nuk u shkon
shtetasve të vendeve që kanë dërguar më shumë se 50,000 emigrantë në SHBA në periudhën e pesë viteve të fundit.
Për llotarinë e vitit 2013, vendasit e shteteve
1
të mëposhtme nuk janë të pranueshëm për të aplikuar, sepse këto shtete kanë
dërguar në total më shumë se 50,000 emigrantë në SHBA në pesë vitet e shkuara:
BANGLADESH, BRAZIL, KANADA, KINE (të lindurit në kontinent), KOLUMBI, REPUBLIKA DOMENIKANE, EKUADOR, SAN
SALVADOR, GUATEMALE, HAITI, INDI, XHAMAIKE, MEKSIKE, PAKISTAN, PERU, FILIPINET, KOREJA E JUGUT, MBRETERIA E
BASHKUAR (me përjashtim të Irlandes së Veriut) dhe territoret e varura prej saj dhe VIETNAM.
Janë të ligjshëm edhe personat e lindur në Hong Kong SAR, Macau SAR dhe Taivan.
Ndryshimet e këtij viti për pranueshmërinë:
Për llotarinë DV-2013, janë të pranueshёm për t'u zgjedhur vendasit e Sudanit të Jugut dhe Polonisë, ndërsa vendasit e Bangladeshit,
tashmë nuk kanë të drejtё aplikimi pёr DV-2013.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka zbatuar sistemin e regjistrimit elektronik, duke filluar që nga llotaria e vitit 2005 (DV-2005) për ta
bërë proçesin e llotarisë sa më efikas dhe të sigurtë. Departamenti përdor teknologji speciale dhe mënyra të tjera për të identifikuar
ata persona që kryejnë mashtrim për qëllime emigracioni ilegal ose për ata persona që aplikojnë më shumë se një herë brenda të
njëjtit vit.
PERIUDHA E REGJISTRIMIT TË LLOTARISË DV-2013
Regjistrimet (aplikimet) për llotarinë e vitit 2013 duhet të dërgohen elektronikisht duke filluar në mesditë, Ora Ditore
Lindore (GMT-4), E martë, 4 Tetor 2011, dhe përfundojnë në mesditë, Ora Ditore Lindore (GMT-4)  E Shtunë, 5 Nëntor 2011.
Aplikantët mund të plotësojnë elektronikisht formularin e aplikimit të llotarisë në  http://www.dvlottery.state.gov gjatë
periudhës së regjistrimit. Aplikimet me letër nuk pranohen. Aplikantët janë të lutur të mos presin deri  javën e fundit të
regjistrimit të periudhës së aplikimit, pasi kërkesat e shumta mund të krijojnë mbingarkesë në sistem dhe vonesë të
regjistrimit të aplikimit. Asnjë aplikim nuk do të pranohet mbas mesditës, Ora Ditore Lindore, më 5 Nëntor 2011.
                                                         
1
Termi “shtet” nё kёtё dokument pёrfshin shtete, ekonomi dhe juridiksione tё tjera tё shënuara në mënyrë të qartë nё fund tё
kёtyre udhёzimeve.Ky material gjendet nё http://albanian.tirana.usembassy.gov                                                     Faqe 2 në 16
KËRKESAT PËR REGJISTIMIN NË LLOTARI
 Për të aplikuar për  llotarinë DV, ju duhet të jeni vendas i një prej vendeve të shënuara më poshtë. Shikoni Listën e
Vendeve Sipas Rajoneve, vendasit e të Cilëve Kualifikohen.
Vendas i një shteti që kualifikohet: Në shumicën e rasteve kjo nënkupton shtetin në të cilin ju keni lindur. Gjithsesi, ka edhe
dy mënyra të tjera, me të cilat, ju mund të kualifikoheni. Mënyra e parë: nëse ju keni lindur në një vend, ku vendasit e të
cilit nuk mund të aplikojnë për llotarinë, por bashkëshort-i/ja juaj ka lindur në një vend, ku vendasit e të cilit, kanë të drejtë
për të aplikuar, ju mund të deklaroni vendin e lindjes së bashkëshort-it/es  – me kushtin që, ju dhe bashkëshort-i/ja jeni
listuar në aplikimin e përzgjedhur, atëherë juve do t'ju lëshohet viza dhe do të hyni në SHBA. Mënyra e dytë: nëse ju keni
lindur në një shtet ku vendasit nuk mund të aplikojnë për llotarinë, por asnjëri nga prindërit tuaj s'ka lindur apo banuar atje
në kohën kur ju keni lindur, atëherë ju mund të deklaroni si vendlindje një nga vendlindjet e prindërve tuaj, nëse ky vend
është vend i kualifikueshëm për programin e DV-2013-ës.
 Për t'u regjistruar në llotarinё, ju duhet të plotësoni ose kërkesat e edukimit ose  kërkesat e eksperiencës së punës të
kualifikueshme të programit të llotarisë: Ju duhet të keni ose një edukim të shkollës së mesme apo ekuivalentin e tij,
përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim të plotë 9-vjeçar dhe i mesëm; OSE të keni 2 vjet eksperiencë pune
brenda 5 viteve të kaluara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për ta ushtruar. Për të
përcaktuar nëse eksperienca e punës kualifikohet për llotarinë, do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit
Amerikan të Punës  O*Net OnLine. Për më shumë informacion rreth eksperiencës së punës së kualifikueshme, shikoni
Përgjigjen e Pyetjes 13 të këtij instruksioni.
Në qoftë se ju nuk mund të plotësoni asnjërën prej këtyre kërkesave, ju NUK duhet të aplikoni në Programin e Llotarisë.
PROCEDURAT PËR APLIKIMIN E LLOTARISË DV-2013
 Departamenti Amerikan i Shtetit do të pranojë vetëm formularët elektronikë që plotësohen nëpërmjet faqes së
internetit http://www.dvlottery.state.gov gjatë periudhës së regjistrimit duke filluar nga mesdita, Ora Ditore Lindore
(GMT-4), E Martë, 4 Tetor 2011 dhe përfundon në mesditë, Ora Ditore Lindore (GMT-4) E Shtunё, 5 Nëntor 2011.
 Në qoftë se është marrë më shumë se NJË regjistrim (aplikim) pёr llotari nga një individ, atëherë të gjitha regjistrimet
(aplikimet) në emër të këtij individi do të skualifikohen, pavarësisht se kush e ka dërguar aplikimin. Ju mund ta
përgatisni e ta kryeni vetë aplikimin për llotarinë, ose dikush tjetër mund ta kryejë atë për ju. Nuk ka pagesa për
regjistrimin ne Programin e Llotarisё (DV-së).
 Pasi regjistrimi të jetë kryer me sukses, juve do t'ju paraqitet një faqe konfirmimi që përmban emrin tuaj dhe një numër
unik konfirmimi. Ju duhet ta printoni këtë faqe konfirmimi dhe sigurohuni që ta ruani numrin tuaj të konfirmimit. Duke
filluar nga data 1 Maj 2012, ju do të keni mundësi të kontrolloni statusin e DV-2013 të aplikimit tuaj në Internet
http://www.dvlottery.state.gov tek Kontrolli i Statusit tё Regjistrimit (Entrant Status Check) duke vendosur numrin e
konfirmimit tuaj dhe informacionin tuaj personal. "Entry Status Check" do të jetë e vetmja mënyrë për t'ju informuar
ju nëse jeni përzgjedhur për llotarinë DV-2013. Nëse ju jeni përzgjedhur, "Entrant Status Check" do t'ju japë
instruksione sesi të procedoni më tej me aplikimin tuaj dhe po nëpërmjet "Entrant Status Check" do njoftoheni për
takimin tuaj për intervistën e vizës emigruese në Ambasadë, ndaj është shumë e rëndësishme të ruani numrin e
konfirmimit tuaj. Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara nuk mundet t'ju ripajisë me numrin tuaj të
konfirmimit, në rast se ai humbet.
 Aplikimet me letër nuk do të pranohen. Metoda e vetme për regjistrim në Programin e Vizave të Shumllojshmërisë DV-
2013, është nëpërmjet procesit elektronik.
 Është shumë e rëndësishme që të dërgohen të gjitha fotografitë e kërkuara. Aplikimi juaj do të skualifikohet në qoftë se
nuk dërgohen elektronikisht të gjitha fotografitë e kërkuara në kohën kur aplikoni. Fotografi, në të cilat keni dalё kohët e
fundit, duhen dërguar elektronikisht, së bashku me formularin e aplikimit të llotarisë, për secilin nga njerëzit e mëposhtëm:
 Fotografia juaj
 E bashkëshort-it/es tuaj
 E çdo fëmije të pamartuar, nën moshën 21 vjeç në kohën e aplikimit tuaj elektronik, duke përfshirë të gjithë fëmijët
natyralë, si dhe edhe fëmijët e adoptuar ligjërisht apo fëmijët e bashkëshort-it/es, edhe në qoftë se një fëmijë nuk
jeton së bashku me ju, ose nuk dëshiron të emigrojë me ju në këtë program llotarie.Ky material gjendet nё http://albanian.tirana.usembassy.gov                                                     Faqe 3 në 16
Mosdërgimi i fotografive të kërkuara për bashkëshort-in/en dhe për çdo fëmijë të listuar, do të rezultojë si një regjistrim i
papërfunduar në sistemin e regjistrimit të aplikimit të llotarisë. Aplikimi juaj nuk do të pranohet dhe ju duhet ta dërgoni
edhe njëherë.
 Në aplikimin tuaj, ju duhet të përfshini bashkëshort-in/en (burrin ose gruan) dhe të gjithë fëmijët e pamartuar, nën 21 vjec,
pavarësisht nëse ata jetojnë me peticionerin ose kanë për qëllim ta shoqërojnë ose t'i bashkohen më vonë atij, në rast se
peticioneri emigron për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me përjashtim të fëmijëve që janë qytetarë amerikanë ose
Rezidentë të Përhershëm Ligjorë. Një bashkëshort/bashkëshorte ose fëmijë, që ndodhet në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, nuk do të kërkojë dhe as do të pajiset me vizë llotarie (DV-je). Sidoqoftë, ju duhet të përfshini të gjithë pjesëtarët
e familjes në regjistrim dhe fotot e secilit pjesëtar të familjes që do tё aplikojnë për një vizë llotarie. Foto familjare ose në
grup nuk do të pranohen, duhet fotografi për secilin anëtar të familjes. Mosregjistrimi i fotografisë së duhur për secilin
pjestar të familjes në sistemin E-DV gjatё regjistrimit pёr llotarinё mund të rezultojë në skualifikim të aplikantit kryesor
dhe si pasojë refuzimin e të gjitha vizave lidhur me rastin tuaj në kohën e intervistës për vizë.
 Aplikimet e llotarisë janë subjekt i skualifikimit dhe refuzimit të vizave për rastet kur fotografitë nuk janë bërë kohët e
fundit, janë manipuluar, ose nuk përmbajnë specifikimet e shpjeguara më poshtë.
Udhëzimet për të regjistruar një fotografi dixhitale
Një fotografi dixhitale juaja, e bashkëshort-it/es tuaj dhe secilit fëmijë duhet regjistruar në Internet së bashku me Formularin
Elektronik të DV-së. Fotografia duhet të jetë në përputhje me specifikimet kompozuese (përbërëse) dhe teknike, siç shkruhen
më poshtë.  Personat që do të kryejnë aplikimin për llotari mund të testojnë fotot e tyre për të provuar nëse janë të
përshtatshme, duke përdorur link-un e vlerësimit të fotos në faqen e aplikimit të llotarisë përpara se ta nisin aplikimin e tyre.
Faqja e vlerësimit të fotografisë (photo validator) përmban  këshilla të mëtejshme teknike mbi kompozimin e fotos, përmes
shembujve të fotografive të pranueshme dhe fotografive të papranueshme.
Specifikimet e Përbërjes së Fotografisë: Fotografia dixhitale, me të cilën do të aplikoni për llotarinë, duhet të jetë në përputhje
me specifikimet e kompozimit të fotografisë, si më poshtë vijon, ndryshe regjistrimi mund të mos kualifikohet.
Pozicioni i Kokës
o Personi që fotografohet duhet të jetë me fytyrë drejt aparatit.
o Koka e personit nuk duhet të jetë pozicionuar lart, poshtë ose anash.
o Lartësia e kokës ose përmasa e fytyrës (matur nga maja e kokës duke përfshirë edhe flokët deri tek pjesa e poshtme e
mjekrrës) duhet të jetë nga 50% deri 69% të lartësisë totale të fotografisë.  Lartësia e syve (matur nga pjesa e poshtme
e fotografisë deri tek niveli i syve) duhet të jetë nga 56% deri 69% te lartësisë së fotografisë.
 Shembull i përmasave të kokës të një fotoje digitale
Shikoni shembuj tё fotografive në faqen e internetit të Kërkesave të Fotografisë.
 Sfondi
o Personi që do të fotografohet duhet të jetë përpara një sfondi të bardhë e të ndriçuar.
o Fotografitë me sfond të errët ose me ngjyra të ndryshme nuk do të pranohen.
 Epiqendra (fokusi) Ky material gjendet nё http://albanian.tirana.usembassy.gov                                                     Faqe 4 në 16
o Fotografia duhet të jetë në fokus.
 Sendet Dekorative:
o Fotografitë, në të cilat, personi që fotografohet mban syze dielli apo sende që zvogëlojnë sipërfaqen e fytyrës, nuk do
të pranohen.
 Mbulimet e Kokës dhe Kapelet
o Pranohen vetëm fotografitë ku aplikanti ka vendosur shami apo kapele për shkak të besimit fetar; por edhe në këtë rast
fytyra nuk duhet mbuluar. Fotografitë, ku aplikanti ka mbuluar fytyrën jo për shkak të besimit fetar, nuk do të
pranohen; fotografi të personelit ushtarak, të flotës ajrore ose të çdo personeli tjetër që mban kapele, nuk do të
pranohen.
Kërkohen fotografi me ngjyra me thellësi "24-bit". Fotografitë me ngjyrë mund të shkarkohen nga një aparat fotografik dixhital
në kompjuter ose ato mund të skanohen në kompjuter. Në qoftë se ju përdorni një skaner, përbërja e fotografisë duhet të jetë
"TrueColor" ose "24-bit". Shikoni kërkesat shtesë të skanimit si më poshtë.
Specifikimet Teknike të Fotografisë
Dërgimi i fotografisë dixhitale duhet të jetë në përputhje me specifikimet përkatëse, përndryshe, sistemi automatikisht nuk do t'ju
lejojë të plotësoni formularin e aplikimit të llotarisë dhe do të njoftojë aplikantin.
 Nxjerrja e fotografisë me aparat dixhital. Në qoftë se fotografia është bërë me anë të një aparati dixhital duhet të ndiqen
këto specifikime:
Lloji i Formatit të Fotografisë: Fotografia duhet të jetë e formatit JPEG
Madhësia e Fotografisë: Maksimumi i madhësisë së fotografisë duhet të jetë 240 KB
Rezolucioni dhe përmasat e
Fotografisë:                  
Dimensionet minimale të pranueshme jane 600 pika (pixels) e lartë me 600 pika  
(pixels) e gjerë.  Dimensioni pixel i fotos duhet të jetë në një përpjestim të drejtë (që do
të thotë se, lartësia duhet të jetë e barabartë me gjatësinë)
Thellësia e Ngjyrave të
Fotografisë:
Fotografia duhet të jetë me ngjyra (24-bit per pixel). Fotografitë 24 bit në bardhezi ose 8
bit nuk do të jenë të pranueshme.
 Skanimi i Fotografisë që do të Dërgohet. Përpara se fotografia të skanohet, ajo duhet të ketë keto specifikime të stampimit
(printimit). Nëse fotografia është me ngjyra dhe me specifikimet e stampimit skanojeni duke përdorur si më poshtë
specifikimet e skanerit:
Rezolucioni i Skanimit: Të skanohet me rezolucion të paktën 300 dots per inch (dpi)
Lloji i Formatit të Fotografisë: Fotografia duhet të jetë e formatit JPEG
Madhësia e Fotografisë: Maksimumi i madhësisë së fotografisë duhet të jetë 240 KB
Rezolucioni i Fotografisë: 600 me 600 pika (pixels)
Thellësia e Ngjyrave të Fotografisë:
Ngjyra 24-bit (Shënim: Fotografi bardh e zi, monokrome, ose stil gri nuk
do të pranohen)
INFORMACIONI I KËRKUAR PËR REGJISTRIMIN ELEKTRONIK
Ka vetëm një mënyrë për të aplikuar për llotarinë DV-2013. Ju mund të plotësoni Formularin DS-5501, Formulari i Aplikimit
Elektronik të Llotarisë, të cilin mund ta gjeni vetëm në faqen e internetit www.dvlottery.state.gov. Mosplotësimi i formularit
plotësisht do të skualifikojë aplikimin. Formulari i regjistrimit do t'ju kërkojë që të përfshini informacionin e mëposhtëm në
Formularin e Aplikimit Elektronik të Llotarisë.
SHËNIM: Departamenti i Shtetit inkurajon shumë aplikantët të plotësojnë formularin e regjistrimit pёr aplikimin pёr llotarinё
pa asistencën e "Konsulentëve të Vizave," " Agjentët e Vizave," ose tё individëve të tjerë, të cilët ofrojnë të dërgojnë aplikimet Ky material gjendet nё http://albanian.tirana.usembassy.gov                                                     Faqe 5 në 16
në interes të aplikantëve. Nëse juve ju duhet ndihma e ndonjërit për të plotësuar formën e aplikimit, ju duhet të jeni prezent
kur aplikimi po përgatitet dhe ju duhet të ruani faqen e konfirmimit dhe numrin unik të konfirmimit. "Personat që ju
ndihmojnë" mund të përpiqen të mbajnë numrat e konfirmimit në mënyrë që t’ju kërkojnë në mënyrë te paligjshme para në
këmbim të njoftimit të informacionit që normalisht duhet të jetë i mundësuar direkt për ju.
Numri juaj i konfirmimit i regjistrimit online nё Programin e Llotarisё DV-2013 duhet patjetёr pёr t’ju mundёsuar juve tё hyni
nё faqen e internetit tё E-DV-sё dhe të merrni njoftimin nëse aplikimi juaj është përzgjedhur. Kjo bëhet duke përdorur
Kontrollin e Statusit te Aplikimit (Entrant Status Check) që do të jetё i disponueshëm duke filluar nga 1 Maji 2012 në faqen e
internetit të E-DV-së www.dvlottery.state.gov. Kontrolli i Statusit të Aplikimit do të jetë e vetmja mënyrë për t'ju informuar ju
nëse jeni përzgjedhur për Llotarinë DV-2013, si dhe e vetmja mënyrë që do t'ju japë udhëzime sesi të procedoni më tej me
aplikimin tuaj dhe po nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit ju do njoftoheni për datën e takimit për intervistën e vizës së
emigrimit. Nёse ju e humbisni informacionin konfirmues, ju nuk do tё jeni nё gjendje tё kontrolloni statusin e aplikimit tuaj,
dhe ne nuk do t’jua ridёrgojmё fletёn me informacionin e konfirmimit.
1. EMRI I PLOTË - Mbiemri, Emri, Emri i Mesit (vetëm nëse keni; mos shënoni si emër mesi emrin e babait tuaj)
2. DATA E LINDJES - Data, Muaji, Viti
3. GJINIA - Mashkull ose Femër
4. QYTETI KU KENI LINDUR
5. SHTETI I LINDJES - Emri i shtetit duhet të jetë ai i cili aktualisht është përdorur si vendi ku keni lindur.
6. SHTETI I PRANUESHËM OSE I KUALIFIKUESHËM PËR PROGRAMIN E LLOTARISË - Vendi juaj i pranueshëm normalisht do të
jetë i njëjtë me atë të lindjes. Vendi juaj i pranueshmërisë nuk ka lidhje me shtetin ku ju banoni. Nëse ju keni lindur në një
vend i cili nuk është i pranueshëm për programin e llotarisë DV, ju lutemi rishikoni instruksionet për të parë nëse gjendet
ndonjë opsion tjetër për ju si vend i kualifikueshëm për programin e llotarisë. Për më shumë informacion për
kualifikueshmërinë, ju lutemi shikoni "Pyetje Tё Bёra Shpesh #1" të këtyre instruksioneve.
7. FOTOGRAFIA E REGJISTRIMIT PËR LLOTARINË – Shikoni informacionin teknik tek Specifikimet e fotografisë. Sigurohuni që të
përfshini fotografinë tuaj, të bashkëshort–it/es dhe të gjithë fëmijëve tuaj, nëse aplikohet. Shikoni Pyetje të Bëra Shpesh #3.
8. ADRESA E POSTËS - Në kujdes të..., Rruga, Lagjja, Numri i Pallatit ose Shtëpisë, ose Fshati/Komuna, Qyteti, Shteti;
9. VENDI KU JETONI SOT
10. NUMRI I TELEFONIT (Jo i Detyrueshëm)
11. ADRESA E POSTËS ELEKTRONIKE (EMAIL) - shkruani një adresë të postës elektronike (e-mail) në të cilën ju keni akses të
plotë dhe direkt. Ju NUK do të merrni një letër zyrtare që jeni përzgjedhur në këtë adresë. Gjithsesi, nëse aplikimi juaj për
llotari përzgjidhet dhe ju i përgjigjeni njoftimit të përzgjedhjes përmes Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entry Status
Check), ju do të merrni në vazhdim njoftime me e-mail nga Departamenti i Shetit që informacion i detajuar pёr intervistën
e vizës emigruese ndodhet në Kontrollin e Statusit të Aplikimit (Entry Status Check).
12. CILI ËSHTË NIVELI MË I LARTË I EDUKIMIT QË KENI ARRITUR, DERI NË KËTË DITË? - Ju duhet të tregoni cili prej listimeve të
mëposhtme përfaqëson nivelin më të lartë të edukimit që ju përket juve: (1) Vetëm Shkollë Fillore, (2) Shkollë të Mesme, i/e
pa diplomuar, (3) Shkollë të Mesme, i/e diplomuar (4) Shkollë profesionale, (5) Disa Kurse Universitare, (6) Universitet, i/e
diplomuar, (7) Disa Kurse me nivel Pas-Universitar, (8) Master, i/e diplomuar, (9) Disa Kurse me nivel Doktorature, (10)
Doktoraturë, i/e diplomuar.
13. STATUSI MARTESOR - i/e Pamartuar, i/e Martuar, i/e Divorcuar, i/e Ve, ose Ligjërisht i/e Ndarë.
14. NUMRI I FËMIJËVE – Regjistrimet pёr llotarinё DUHET të përfshijnë emrin, datën, dhe vendin e lindjes së bashkëshort-it/es
suaj dhe të gjithë fëmijët natyralë. Regjistrimet pёr llotarinё duhet gjithashtu të përfshijnë të gjithë fëmijët ligjërisht të
adoptuar nga ju dhe thjeshtërit që janë të pamartuar ose nën moshën 21 në datën e regjistrimit tuaj elektronik, edhe në
qoftë se ju nuk jeni më i martuar ligjërisht me prindin e fëmijës, edhe nëse bashkëshort-i/ja ose fëmijët aktualisht nuk
banojnë me ju dhe/ose nuk do të emigrojnë me ju. Mbani mend se fëmijët e martuar dhe fëmijët 21-vjeç e sipër nuk kanë të
drejtë të përfitojnë llotari prej jush; megjithatë, ligji i SHBA-së i mbron fëmijët nga "kalimi i moshёs mbi 21 vjeç" në rrethana
të caktuara. Nëse regjistrimi juaj për llotari elektronike është bërë përpara se fëmija i pamartuar të mbushë 21-vjeç, ndërsa Ky material gjendet nё http://albanian.tirana.usembassy.gov                                                     Faqe 6 në 16
fëmija mbush 21-vjeç para pajisjes me vizë, ai/ajo mund të jetë i mbrojtur nga kalimi i moshës 21 vjeç sipas Aktit për
Mbrojtjen e Statusit të Fëmijëve dhe të trajtohet sikur ai/ajo të ishin nën 21-vjeç për qëllime të proçesit të vizës.
Mospërfshirja e të gjithë fëmijëve të cilët përfitojnë, do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit kryesor dhe të refuzimit
të të gjitha vizave për rastin në kohën e intervistës për vizë. Për më tepër, shikoni Pyetjet të Bëra Shpesh #11.
15. INFORMACION PËR BASHKËSHORT-IN/EN - Emri, Data e lindjes, Gjinia, Qyteti i Lindjes, Shteti i Lindjes, dhe Fotografia.
Mospërfshirja e bashkëshort-it/es tuaj do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha
vizave për rastin në kohën e intervistës për vizë. Ju duhet të përfshini bashkëshort-in/en tuaj edhe nëse keni ndërmend të
divorcoheni përpara se të hyni në intervistë për vizë.
16. INFORMACION PËR FËMIJËT - Emri, Data e lindjes, Gjinia, Qyteti i Lindjes, Vendi i Lindjes, dhe Fotografia: Përfshini të gjithë
fëmijët siç deklarohet më sipër në pyetjen # 14.
PËRZGJEDHJA E APLIKANTËVE
Bazuar në alokimet e vizave në dispozicion të çdo rajoni dhe vendi, kompjuteri do të zgjedhë në mёnyrё tё rastësishme
kompjuteri do të zgjedhë individë nga regjistrimet e kualifikuara. Të gjithë të regjistruarit për vizën e shumëllojshmërisë (DV-
2013) do t’u duhet të hyjnë në faqen e internetit të E-DV-së tek Kontrolli i Statusit të Regjistrimit duke pёrdorur numrin e
konfirmimit tё ruajtur nga regjistrimi online i DV-2013-ёs për të mësuar nëse regjistrimi i tyre është përzgjedhur në llotari.
Kontrolli i Statusit të Regjistrimit do të vihet në dispozicion duke filluar nga 1 Maji 2012 në faqen e internetit të E-DV-së në
www.dvlottery.state.gov. Të përzgjedhurit do të drejtohen për tek faqja konfirmuese që do u japë udhëzime të mëtejshme,
duke përfshirë edhe informacion për pagesat lidhur me emigracionin në Shtetet e Bashkuara. Kontrolli i Statusit të
Regjistrimit do të jetë I VETMI mjet me të cilin aplikantët do të njoftohen për përzgjedhjen e tyre për Programin e Vizave tё
Shumёllojshmёrisё DV-2013. Departamenti i Shtetit nuk do të postojë letra njoftimi. Të përzgjedhurit rastësisht NUK do të
njoftohen me e-mail. Individët që NUK janë përzgjedhur do të njoftohen në internet nëpёrmjet Kontrollit të Statusit të tё
Regjistruarve. Ambasadat dhe Konsullatat Amerikane nuk do të mundёsonë një listë të të përzgjedhurve. Bashkëshort-ët/et e
të përzgjedhurve dhe fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç mund të aplikojnë për vizë për të shoqëruar ose për t’u bashkuar
më vonë me aplikantin kryesor. Vizat për DV-2013 do të lëshohen nga data 1 Tetor 2012 deri më 30 Shtator 2013.
Pёrpunimi i regjistrimeve dhe i lëshimit të vizës për të përzgjedhurit e llotarisë të cilët përmbushin kërkesat e kualifikimit, si dhe
për anëtarët e ligjshëm të familjeve të tyre, DUHET të ndodhë deri në mesditë më 30 Shtator 2013. Në asnjë rrethanë, as nuk
mund të miratohet lëshim apo korrigjim i vizës së llotarisë pas kësaj date, dhe as nuk munden anëtarët e familjes të përfitojnë
statusin e bashkë-shoqëruesit për t’u bashkuar me fituesin e DV-së në Shtetet e Bashkuara pas kësaj date.
Në mënyrë për të marrë një vizë shumëllojshmërie për të emigruar në Shtetet e Bashkuara, të përzgjedhurit rastësisht, duhet të
plotësojnë të GJITHA kushtet e kërkuara sipas ligjit të SHBA-së. Këto kërkesa mund të rrisin ndjeshëm shkallën e kërkuar për
shqyrtimin dhe kohën e nevojshme për proçesin për vendasit e disa vende të listuara në këtë njoftim, duke përfshirë, por pa u
kufizuar në vendet e identifikuara si promovues shtetëror të terrorizmit.
SHËNIM I RËNDËSISHËM
Aplikimi elektronik i llotarisë në programin vjetor të DV-së është pa pagesë (nuk ka asnjë tarifë). Qeveria e SHBA-së nuk
punëson këshilltarë të jashtëm apo shërbime private për të operuar programin e DV-së. Cilido ndërmjetës apo të tjerë që ju
ofrojnë ndihmë për të përgatitur aplikimet e DV-së e bëjnë këtë pa autoritetin apo miratimin e Qeverisë së SHBA. Përdorimi i
ndonjë ndërmjetësi të jashtëm ose ndihmesë për të përgatitur një regjistrim elektronik të DV-së është tërësisht në varësi të
gjykimit të aplikuesit. E VETMJA faqe interneti nё tё cilёn njerёzit mund tё regjistrohen zyrtarisht pёr tё marrё pjesё nё
Programin e Vizave tё Shumёllojshmёrisё ёshtё www.dvlottery.state.gov.
Një regjistrim (aplikim) elektronik që është futur me sukses në sistemin e llotarisë dhe që është plotësuar direkt nga vetë
aplikuesi ka një shans të barabartë me një aplikim të futur elektronikisht nga një ndërmjetës i jashtëm në emër të aplikuesit
për të qenë i zgjedhur rastësisht nga kompjuteri në Qendrën Konsullore në Kentucky (KCC). Megjithatë, marrja e më shumë
se një aplikimi për person do të skualifikojë personin nga regjistrimi, pavarësisht se kush e plotëson atё.
PYETJE TË BËRA SHPESHKy material gjendet nё http://albanian.tirana.usembassy.gov                                                     Faqe 7 në 16
1. ÇFARË DO TË THONË FJALËT “E DREJTA E LIGJSHME (kualifikimi)”, “VENDAS” DHE “NGARKIMI”? A KA NDONJË
RRETHANË NË TË CILËN PERSONAT QË NUK KANË LINDUR NË NJË VEND TË KUALIFIKUAR TË MUND TË
APLIKOJNË?
Vendi juaj i kualifikimit normalisht do të jetë i njëjtë me vendin tuaj të lindjes. Vendi juaj i së drejtës së ligjshme nuk ka
lidhje me vendin ku jetoni. "Kombësia" zakonisht do të thotë personi i lindur në një vend të veçantë, pavarësisht nga vendi
aktual i banimit të individit apo nënshtetësia. Për qëllime emigracioni, "vendas" do të thotë dikush që ka të drejtë t’i
"ngarkohet" një vendi tjetër nga ai në të cilin ai/ajo ka lindur, sipas dispozitave të nenit 202(b) të Aktit të Emigracionit dhe
Kombësisë.
Për shembull, nëse keni lindur në një vend që nuk kualifikohet këtë vit për programin e DV-së, ju mund të deklaroni
ngarkimin ndaj vendit ku bashkëshort-i/ja juaj ka lindur, por juve do t’ju lëshohet një DV-1 vetëm nëse bashkëshort-i/ja juaj
gëzon gjithashtu të drejtën e ligjshme për t’iu lëshuar një vizё DV-2, dhe të dy duhet të hyni së bashku në Shtetet e
Bashkuara nën statusin e DV-së. Në një mënyrë të ngjashme, fëmija i mitur nën vartësi "ngarkohet" me vendin e lindjes së
një prindi.
Së fundi, nëse keni lindur në një vend që nuk kualifikohet për të marrë pjesë në programin e DV-së së këtij viti, juve mund
t'ju "ngarkohet"  vendi i lindjes të njërit prej prindërve tuaj për sa kohë që asnjëri prej prindërve nuk ka qenë banor i vendit
që nuk kualifikohet në kohën e lindjes tuaj. Në përgjithësi, njerëzit nuk konsiderohen banorë të një vendi në të cilin ata nuk
kanë lindur ose janë natyralizuar ligjërisht, nëse ata janë vetëm duke vizituar vendin, duke studiuar në vend përkohësisht,
ose të vendosur përkohësisht në atë vend për biznes apo arsye profesionale në emër të një kompanie ose qeveri nga një
vend tjetër dhe jo nga vendi ku aplikuesi ka lindur. Nëse ju kërkoni ngarkim alternativ, ju duhet ta shënoni një informacion
të tillë në Formularin elektronik të DV-së në internet, në pyetjen # 6. Ju lutemi të jeni të vëmendshëm se duke renditur një
vend që nuk kualifikohet ose ngarkohet (p.sh, një vend për të cilin nuk mund të vërtetoni një kërkesë të vlefshme) mund të
përjashtojë aplikimin tuaj.
2. SI DO TA DI NËSE NJOFTIMI I PËRZGJEDHJES QË UNË KAM MARRË ËSHTË I VËRTETË? SI MUND TA VËRTETOJ QË
UNË ME TË VËRTETË JAM PËRZGJEDHUR RASTËSISHT PËR LLOTARINË?
Ruajeni fletёn tuaj të konfirmimit qё morёt ditёn e regjistrimit pёr llotarinё tё paktёn deri nё Qershor 2013. Juve do ju
duhet numri juaj i konfirmimit për të marrë informacion nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit në faqen e internetit
për regjistrimin elektronik tё llotarisё E-DV www.dvlottery.state.gov. Kontrolli i Statusit të Regjistrimit do të jetë mënyra e
vetme me të cilën tё regjistruarit për DV-2013 do të njoftohen për pёrzgjedhjen e tyre, së bashku me udhëzimet se si të
vazhdojnë me aplikimin e tyre dhe mё pas po nёpёrmjet Kontrollit tё Statusit të Regjistrimit do të njoftohen për datën dhe
orën e intervistës së tyre për vizë emigruese.
Informimi mbi statusin do të jetë i vlefshëm nga 1 Maji 2012. Nëse ju e humbisni fletёn konfirmuese me informacionin
tuaj, ju nuk do të jeni në gjendje të kontrolloni statusin tuaj të regjistrimit të llotarisë.  Vetëm individët e zgjedhur
rastësisht do të marrin udhëzime shtesë se si të ndjekin aplikimin tyre për vizë llotarie. Personat që nuk përzgjidhen mund
të verifikojnë moszgjedhjen e regjistrimit të tyre duke përdorur informacionin konfirmues nëpërmjet faqes zyrtare të
llotarisë, por ata nuk do të marrin asnjë udhëzim shtesë. Ne NUK do t’ju dërgojmë juve faqen e informacionit konfirmues.
Ambasadat dhe konsullatat e SHBA-së NUK do të mund tё sigurojnë një listë të aplikantëve të përzgjedhur që do të
vazhdojnë procesin e vizave.
Aplikantët e zgjedhur rastësisht do të marrin njoftim për procesin dhe udhëzime për aplikimin e vizave të llotarisë në faqen
e konfirmimit të të përzgjedhurve në disponim nëpërmjet faqes së internetit E-DV tek Kontrolli i Statusit të Regjistrimit në
www.dvlottery.state.gov. Udhëzimet do tё tregojnё me hollёsi se si duhet aplikantët e përzgjedhur të bëjnë tё gjitha
pagesat për vizën e llotarisë dhe atë të emigracionit. personalisht vetëm në Ambasadën ose Konsullatën e SHBA-së në
kohën e intervistës për vizë. Arkëtari ose zyrtari i konsullatës menjëherë i jep aplikuesit për vizë një faturë-pagesë nga
Qeveria e SHBA-së. Aplikantët e pёrzgjedhur qё aplikojnё pёr vizё emigruese nё njё Ambasadё Amerikane apo Konsullatё
nuk duhet të kryejnë pagesa në para për programin e llotarisë me postë, “Western Union” apo me ndonjë shërbim tjetër
shpërndarës. Aplikantët e zgjedhur të cilët janë tashmë të pranishëm në Shtetet e Bashkuara dhe që aplikojnë për
përshtatjen e statusit do të marrin udhëzime të veçanta se si të postojnë tarifat për DV-në në një bankë të SHBA.
Regjistrimet për llotarinë E-DV kryhen në internet në faqen elektronike zyrtare të Qeverisë së SHBA-sё në
www.dvlottery.state.gov. Departamenti nuk do u dёrgojё letra njoftimi aplikantёve tё pёrzgjedhur. Qeveria e SHBA-së nuk Ky material gjendet nё http://albanian.tirana.usembassy.gov                                                     Faqe 8 në 16
ka dërguar kurrë e-mail për të njoftuar individёt që janë përzgjedhur, si dhe nuk ka në plan që të përdorë e-mail për këtë
qëllim për programin e DV-2013-s. Të përzgjedhurit, do të marrin vetёm komunikime informuese me e-mail nga
Departamenti, të cilat i udhёzojnë ata tё kontrollojnё detajet e takimit për vizë tek Kontrolli i Statusit të Regjistrimit. Kёto
njoftime nuk do të përmbajnë informacion për datën dhe kohën reale të intervistës dhe nuk do tё japin ndonjё informacion
mbi statusin e regjistrimit.
Lutemi tё kini parasysh qё vetëm faqet e internetit që mbarojnë me prapashtesën ".gov" janë faqet zyrtare të qeverisë
Amerikane. Shumë faqe të tjera interneti jo-qeveritare (p.sh. duke përdorur prapashtesën ".com" ose ".org" ose ".net")
sigurojnë shёrbime dhe informacione mbi emigracionin dhe vizat. Pavarësisht nga përmbajtja e faqeve jo-qeveritare,
Departamenti i Shtetit nuk miraton, nuk rekomandon dhe nuk sponsorizon ndonjë informacion ose material që shfaqet në
këto faqe të tjera.
Disa faqe interneti mund të përpiqen të mashtrojnë klientët dhe publikun duke i bërë të mendojnë që ato janë faqet zyrtare
të internetit dhe mund të lidhen me ju me e-mail për t’ju joshur me ofertat e tyre. Këto faqe interneti mund të përpiqen të
kërkojnë nga ju që të paguani për shërbime të tilla si formularë dhe informacion në lidhje me procedurat e emigrimit,
ndërkohë që ato ofrohen pa pagesë nga faqja e internetit të Departamentit të Shtetit për Shërbimet e Vizave ose nëpërmjet
faqeve të internetit në Ambasadat apo  Seksionet Konsullore të SHBA-së. Përveç kësaj, faqet e tjera të internetit mund t’ju
kërkojnë të paguani për shërbimet që nuk do t’i merrni (të tilla si: tarifat aplikimin për vizën e llotarisë dhe të emigrimit) në
përpjekje për të vjedhur paratë tuaja. Nëse ju dërgoni një shumë parash për këta mashtrues, me shumё mundёsi ju nuk do i
merrni dot mё kurrë paratё tuaja mbrapsht. Gjithashtu, ju duhet të jeni i kujdesshëm para se të dërgoni në këto faqe
interneti të dhënat personale, të cilat mund të përdoren për mashtrim ose vjedhje të identitetit.
3.     PSE VENDASIT E DISA SHTETEVE NUK MUND TE KUALIFIKOHEN PËR PROGRAMIN E DV-së?
Programi i Llotarisë së Diversitetit (DV) ka për qëllim t'u ofrojë një mundësi emigrimi personave nga vende të tjera, përveç
vendeve që historikisht kanё dërgar një numër të madh emigrantësh në Shtetet e Bashkuara, siç thuhet nё ligj, i cili citon se
asnjë prej vendasve tё vendeve me "pranim të lartë emigrantësh" nuk duhet të pajiset me DV. Ligji e përcakton këtë për të
nënkuptuar ato vende nga të cilat një total prej 50.000 personash në kategoritë e vizave me Bazë Të Sponsorizuar nga
Familjarë dhe me Bazë Punësimi kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara gjatë pesë viteve të kaluara. Çdo vit, Shërbimi i
Emigracionit dhe Shtetësisë Amerikane (USCIS) bën përllogaritjen e shifrave të emigrantëve që janë pranuar në Amerikë me
statusin e familjarit dhe të punësimit në pesë vitet e mëparshme për të identifikuar shtetet ku vendasit e tyre nuk do të
jenë të kualifikueshëm (nuk do të kenë të drejtë të aplikojnë) për llotarinë e atij viti. Meqenёse bёhet njё pёrcaktim i
veçantë para çdo periudhe vjetore të kohës kur aplikohet për E-DV-në (llotarinë elektronike), lista e vendeve ku vendasit e
tyre nuk janë të ligjshëm mund të ndryshojë nga viti në vit.
4.     CILI ËSHTË KUFIRI NUMERIK PËR DV-2013?
Me ligj, programi i Llotarisë Amerikane vë në dispozicion çdo vit një maksimum prej 55.000 viza për qëndrim të përhershëm
për personat që plotësojnë kushtet. Megjithatë, Akti i Asistencës për Amerikën Qendrore dhe Rregullimi Nikaraguas
(NACARA) të miratuara nga Kongresi në Nëntor 1997, përcakton se duke filluar që nga DV-1999 dhe për aq kohë sa është e
nevojshme, deri në 5000 numra vizash nga 55000 DV të caktuara çdo vit do të vihen në dispozicion për përdorim në kuadrin
e programit NACARA. Reduktimi aktual i afatit deri në 5000 DV filloi me DV-2000 dhe ka të ngjarë të mbeten në fuqi edhe
në programin e DV-2013-s.
5.     CILAT JANË LIMITET RAJONALE TË VIZAVE TË SHUMLLOJSHMËRISË PËR DV-2013-n?
USCIS përcakton për çdo vit limitet e numrave të vizave DV të rajoneve, sipas një formule të përcaktuar në nenin 203 (c) të
INA-s. Pasi USCIS të ketë përfunduar këto llogaritje, do të shpallen kufijtë e numrave të vizave të çdo rajoni.
6.     KUR DO TË PRANOHEN APLIKIMET PËR REGJISTRIM NË PROGRAMIN E DV-2013-s?
Periudha e regjistrimit pёr aplikimin elektronik për DV-2013 do të vazhdojë gjatë periudhës së regjistrimit të renditur më
sipër. Çdo vit, miliona njerëz aplikojnë për programin e llotarisë gjatë periudhës së regjistrimit. Volumi masiv i aplikimeve
krijon një sasi të madhe pune në përzgjedhjen dhe proçesimin e individëve të suksesshëm. Mbajtja e periudhës së
regjistrimit gjatë Tetorit deri mё 5 Nëntor siguron që të përzgjedhurit të njoftohen brenda afatit dhe u jep kohë për t’u
përgatitur si aplikantëve të vizave ashtu dhe ambasadave e konsullatave tona që të plotësojë rastet për lëshimin e vizave. Ju Ky material gjendet nё http://albanian.tirana.usembassy.gov                                                     Faqe 9 në 16
inkurajojmë shumë qё të aplikoni në fillim të periudhës së regjistrimit. Kërkesat e tepërta në fund të periudhës së
regjistrimit mund të ngadalësojë sistemin. Asnjë aplikim nuk do të pranohet pas mesditës (EDT), e Shtunë 5 Nëntor 2011.
7.     A MUNDEN PERSONAT TË CILËT JANË NË SHTETET E BASHKUARA TË APLIKOJNË PËR  PROGRAMIN?
Po, aplikanti mund të jetë në Shtetet e Bashkuara ose në një vend tjetër dhe mund të aplikojë si nga Shtetet e Bashkuara,
ashtu edhe jashtë tyre.
8.    ËSHTË SECILI APLIKANT I KUFIZUAR VETËM PËR NJË APLIKIM GJATË PERIUDHËS VJETORE TË
REGJISTRIMIT PËR DV?    
                Po, ligji lejon vetëm një aplikim nga/ose për çdo person gjatë çdo periudhe të regjistrimit. Individët për të cilët është
dorëzuar më shumë se një aplikim do të skualifikohen. Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar dhe mjete të
tjera për të identifikuar individët të cilët paraqesin aplikime të shumta gjatë periudhës së regjistrimit. Njerëzit që paraqesin
më shumë se një aplikim do të skualifikohen dhe një shënim elektronik do të ruhet përgjithmonë nga Departamenti i Shtetit
për këta persona. Individët mund të aplikojnë për programin e llotarisë çdo vit gjatë periudhës së rregullt të regjistrimit.
9.   A MUNDET NJË BURRË DHE NJË GRUA SECILI TË DORËZOJNË APLIKIME MË VETE?
Po, një burrë dhe një grua mund të dorëzojnë secili nga një aplikim në qoftë se secili përmbush kërkesat ligjore. Në qoftë se
njëri prej tyre është përzgjedhur, tjetri ka të drejtë për statusin derivat.
10. CILËT ANËTARË TË FAMILJES DUHET TË PËRFSHIJ UNË NË APLIKIMIN TIM PËR E-DV?
Që përfituesi (ju) të emigrojë në Shtetet e Bashkuara, në regjistrimin tuaj ju duhet të pёrfshini bashkëshort-in/en tuaj
(burrë apo grua) dhe të gjithë fëmijët e pamartuar nën 21 vjeç, pavarësisht nëse janë duke jetuar apo jo me ju apo synojnë
të shoqërojnë apo ndjekin përfituesin. Ju duhet të pёrfshini bashkëshort-in/en tuaj edhe nëse ju jeni tashmë të ndarë prej
tij/saj, përveç rasteve kur jeni ligjërisht të ndarë (p.sh. ka një marrëveshje të shkruar që njihet nga një gjykatë apo një
vendim gjykate). Nëse jeni ndarë ligjërisht të ndarë apo divorcuar, ju nuk keni nevojë për të përfshirë ish-bashkëshort-in/en
tuaj në aplikim. Ju duhet të pёrfshini të GJITHË fëmijët tuaj që janë të pamartuar dhe nën 21 vjeç në aplikimin tuaj
fillestar E-DV, pavarësisht nëse janë fëmijët tuaj natyralë, fëmijët e bashkëshort-it/es tuaj, apo fëmijët që ju keni adoptuar
zyrtarisht në përputhje me ligjet e vendit tuaj, përveç rasteve kur ky fëmijë është tashmë qytetar amerikan apo Rezident i
Përhershëm Ligjor. Përfshini në aplikimin tuaj fillestar për llotari të gjithë fëmijët nën 21 vjeç në kohën e aplikimit tuaj
elektronik, edhe nëse ata nuk banojnë me ju ose nuk keni ndërmend që ata të emigrojnë në kuadrin e programit DV. Nuk
ju kërkohet të përfshini fëmijët të cilët janë tashmë shtetas Amerikanë apo Rezidentë të Përhershëm Ligjorë.
Fakti që ju keni listuar anëtarët e familjes në aplikimin tuaj nuk do të thotë se ata duhet patjetër të udhëtojnë me ju. Ata
mund të zgjedhin të mbeten pas. Megjithatë, në qoftë se ju përfshini në aplikimin tuaj për vizë një person i cili është në
varësinë tuaj të ligjshme, të cilin/cilën ju nuk e keni përfshirë në aplikimin tuaj fillestar elektronik, rasti juaj do të
skualifikohet. Kjo vlen vetëm për ata që ishin anëtarë të familjes në kohën kur është dorëzuar aplikimi origjinal, jo ata të
fituar në një datë të mëvonshme nga aplikimi fillestar. Bashkëshorti juaj ende mund të dorëzojë një aplikim më vete edhe
pse ai/ajo është radhitur në aplikimin tuaj, parashikuar që të dyja aplikimet të përfshijnë detaje mbi të gjithë vartësit në
familjen tuaj. Shih pyetjen # 9 më sipër.
       11.   A MUND TË PËRFSHIHET NË NJË APLIKIM PËR DV PARTNERI IM I TË NJËJTËS GJINI?
Jo, martesat brenda të njëjtës gjini nuk njihen nga ligjet e emigracionit me qëllim për të emigruar në Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë, partneri juaj i të njëjtës gjini është i lirë të paraqesë regjistrimin e tij/saj në programin e DV.
12.   DUHET TA BËJ VETË APLIKIMIN TIM, APO DIKUSH TJETËR MUND TË VEPROJË NË EMRIN TIM?
Ju mund të përgatisni dhe dorëzoni regjistrimin tuaj (aplikimin elektronik fillestar), apo të keni dikë tjetër për të aplikuar për
ju. Pavarësisht se nga kush është bërë aplikimi fillestar për llotarinë, pra nga individi vetë, apo nga një avokat, mik, i afërm,
etj., vetëm një regjistrim mund të paraqitet në emër të secilit person dhe i regjistruari për Vizën e Shumёllojshmërisë
mbetet përgjegjës për të siguruar që informacioni i dërguar në aplikim është i saktë dhe i plotë. Të gjithë të regjistruarit,
duke përfshirë edhe ata që nuk përzgjidhen, do të jenë në gjendje të kontrollojnë statusin e aplikimit të tyre nëpërmjet
Kontrollit të Statusit të Regjistrimit (Entry Status Check) i cili do të vihet në dispozicion nga 1 Maji 2012 në faqen elektronike Ky material gjendet nё http://albanian.tirana.usembassy.gov                                                     Faqe 10 në 16
të DV-së www.dvlottery.state.gov. Në momentin e aplikimit fillestar për llotari, regjistruesit duhet të ruajnë informacionin e
faqes së konfirmimit të aplikimit të tyre (numrin e konfirmimit) në mënyrë që ata të munden të kontrollojnë statusin e
regjistrimit të tyre në mënyrë të pavarur.
13.  CILAT JANË KËRKESAT PËR ARSIM OSE EKSPERIENCË PUNE?
Ligji i Emigracionit të Shteteve të Bashkuara dhe rregullat kërkojnë që çdo aplikant duhet të ketë të paktën një edukim të
shkollës së mesme ose ekuivalentin e saj, ose brenda pesë viteve të fundit të ketë dy vjet përvojë pune në një profesion që
kërkon përvojë ose trajnim të paktën dy vjet. Një "arsimim i shkollës së mesme ose ekuivalente" përkufizohet si përfundimi
me sukses i një kursi dymbëdhjetëvjeçar fillor dhe të mesëm  në Shtetet e Bashkuara ose përfundimin e suksesshëm në një
vend tjetër të një kursi edukimi zyrtar të krahasueshëm me filloren dhe të mesmen të një shkolle në arsimin e mesëm në
Shtetet e Bashkuara. Vetëm kurset zyrtare të studimit e përmbushin këtë kërkesë, kurset e korrespondencës ose çertifikata
të ngjashme (të tilla si me kohë të pjesëshme G.E.D.) nuk janë të pranueshme. Prova të dokumentuara të edukimit ose
përvojës së punës duhet t’i prezantohen zyrtarit konsullor në kohën e intervistës për vizë.
14.  CILAT PROFESIONE KUALIFIKOHEN PËR PROGRAMIN E DV-së?
Për të përcaktuar të drejtën ligjore bazuar në përvojën e punës,  do të përdoren përkufizimet e publikuara në  bazën e të
dhënave të Departamentit të Punës (DOL)  O*Net OnLine Database. O*Net OnLine Database grupon përvojën e punës në
pesë "zona të punës." Ndërsa shumë profesione janë të shënuara në faqen e internetit të Departamentit të Punës (DOL),
vetëm disa profesione specifike të caktuara kualifikohen për programin e DV-së. Për t'u kualifikuar për një DV në bazë të
përvojës suaj në punë, ju duhet të keni, brenda pesë viteve të fundit, dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si
Zonë Pune 4 ose 5, e klasifikuar në një shkallë të Përgatitjes së Vecantë Profesionale (SVP) tё vlerës 7,0 ose më lart.
15.   SI MUND T’I GJEJ PROFESIONET KUALIFIKUESE NË DEPARTAMENTIN E PUNËS?
Profesionet kualifikuese të DV-së janë paraqitur në Departamentin e Punёs (DOL) O*Net OnLine Database. Ndiqni këto
hapa për të zbuluar nëse profesioni juaj kualifikohet: Zgjidhni "Find Occupations" dhe pastaj  zgjidh një familje pune
specifike "Job Family". Për shembull, zgjidhni Arkitekturë dhe Inxhinieri dhe klikoni "GO". Pastaj klikoni në linkun për
profesion specifik. Duke ndjekur të njëjtin shembull, klikoni Inxhinierët e Hapësirës Ajrore. Pas zgjedhjes se linkut për një
Profesion të caktuar, zgjidhni ikonën “ Job Zone” për të gjetur numrin e caktuar për Zonën e Punës dhe Përgatitjen e
Vecantë Profesionale (SVP) në bazë të vlerës së rradhitur. Për informacion shtesë, shikoni Viza e Shumëllojshmërisë- Faqja e
Internetit me Listën e Profesioneve.
16.  SI DO TË PËZGJIDHEN TË REGJISTRUARIT?
Të gjitha regjistrimeve tё marra nga secili rajon do t’i caktohet një numër individual dhe pas përfundimit të periudhës së
regjistrimit, një kompjuter do të përzgjedhë rastësisht aplikime të marra nga secili rajon gjeografik. Brenda secilit rajon,
aplikimi i parë i zgjedhur rastësisht do të jetë rasti i parë i regjistruar, aplikimi i dytë i përzgjedhur do të jetë rasti i dytë i
regjistruar, etj. Të gjitha regjistrimet e marra gjatë periudhës së aplikimit do të ketë një shans të barabartë për të qenë të
përzgjedhur në çdo rajon. Kur një regjistrim është përzgjedhur, aplikanti do të njoftohet për zgjedhjen e tij/saj nëpërmjet
Kontrollit të Statusit të Regjistrimit (Entry Status Check) që do të vihet në dispozicion nga 1 Maji 2012 në faqen e internetit
të E-DV-së www.dvlottery.state.gov. KCC-ja do të vazhdojë të proçesojë këtë çështje derisa kandidatët e përzgjedhur për
intervistë të marrin udhëzimet për t’u paraqitur në intervistë për vizë në një zyrë konsullore të SHBA, ose derisa kandidatët
e kualifikuar të aplikojnë në zyrën e USCIS brenda në Amerikë për të ndryshuar statusin në Shtetet e Bashkuara.
Shënim i Rëndësishëm: Njoftimet për kandidatët e përzgjedhur rastësisht në llotari nuk do të dërgohen me e-mail.
Njoftimet zyrtare të përzgjedhjes do të bëhen përmes Kontrollit të Statusit të Regjistrimit, në dispozicion nga 1 Maji 2012
në faqen e internetit për E-DV www.dvlottery.state.gov. Departamenti i Shtetit nuk do t’u dërgojë më njoftime të
përzgjedhurve ose letra me shërbimin postar. Ju bëjmë me dije se nëse merrni një njoftim me e-mail (postë elektronike)
apo një letër ju dërgohet dhe ju njofton se jeni i përzgjedhur si fitues, ky njoftim nuk është i ligjshëm. Vetëm pasi ju jeni
zgjedhur dhe i përgjigjeni njoftimit mbi udhëzimet mundësuar për ju nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit dhe
pasi procedimi fillon me rastin tuaj, atëherë ju mund të merrni e-maile komunikuese në vazhdimësi nga Departamenti i
Shtetit për t’ju informuar që të shqyrtoni Kontrollin e Statusit të Regjistrimit nëse ka informacion të ri lidhur me
aplikimin tuaj. Juve nuk do t'ju kërkohet të dërgoni para qoftë me postë apo me shërbime të tilla si “Western Union.”
17.   A MUNDEN FITUESIT TË PËRSHTASIN STATUSIN E TYRE ME USCIS?Ky material gjendet nё http://albanian.tirana.usembassy.gov                                                     Faqe 11 në 16
Po, me kusht që ata janë të ligjshëm (kanë të drejtën) për të rregulluar statusin sipas kushteve ligjore të nenit 245 të INA-s,
individët e zgjedhur të cilët janë fizikisht të pranishëm në Shtetet e Bashkuara mund të aplikojnë pranё USCIS për rregullim
të statusit si banor i përhershëm. Aplikantët duhet të sigurohen që USCIS tё mund të plotësojë veprimet për rastet e tyre,
duke përfshirë edhe procedimin para datës 30 Shtator 2013 të personave në vartësinë e tyre të cilët ndodhen jashtë
kufijve të SHBA, pasi në atë datë programi i DV-2013 përfundon. Në asnjë rrethanë nuk do të mundësohen numra  vizash
të programit të DV-2013 pas mesditës (EDT) më 30 Shtator 2012.
18.   A DO TË NJOFTOHEN TË REGJISTRUARIT QË NUK JANË PËRZGJEDHUR?
Të gjithë të regjistruarit, duke përfshirë edhe ata që NUK janë zgjedhur, mund të kontrollojnë statusin e tyre nëpërmjet
Kontrollit të Statusit të Regjistrimit në faqen e internetit të E-DV-së www.dvlottery.state.gov dhe mund të zbulojnë nëse
regjistrimi i tyre është përzgjedhur apo jo. Të regjistruarit duhet të ruajnë faqen e tyre me informacionin e konfirmimit nga
koha e regjistrimit të tyre, tё paktën deri në 30 Qershor 2013. Informacioni mbi statusin për DV-2013-n do të jetë në
dispozicion në internet nga 1 Maji 2012 deri më 30 Qershor 2013. (Informacioni rreth statusit për llotarinë e mëparshme
DV-2012, është në dispozicion online nga 15 Korriku 2011, deri më 30 Qershor 2012.)
19.   SA INDIVIDË DO TË PËRZGJIDHEN?
Ka 50.000 viza DV në dispozicion për DV-2013. Sepse ka të ngjarë që një pjesë e 50.000 aplikantëve të përzgjedhur nuk do
të kualifikohen ose nuk do të ndjekin (vazhdojnë) rastet e tyre për lëshimin e vizave, ndaj më shumë se 50.000 regjistrime
do të përzgjidhen nga CA/CST për t’u siguruar që të gjitha vizat e vëna në dispozicion për llotarinë të jenë lëshuar. Gjithsesi,
kjo gjithashtu do të thotë se nuk do të ketë një numër të mjaftueshëm vizash për të gjithë ata që janë zgjedhur fillimisht. Të
gjithë aplikantët e përzgjedhur do të informohen menjëherë për vendin e tyre në listë në faqen e internetit të E-DV-së
nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit. Intervistat për programin e DV-2013-s do të fillojnë në Tetor 2012. Të
përzgjedhurit, të cilët plotësojnë informacionin e kërkuar në udhëzime, do të informohen për datën e intervistës së tyre për
vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit në faqen e internetit të E-DV-së www.dvlottery.state.gov 4-6 javë para
intervistës së planifikuar me zyrtarët konsullorë të SHBA-së jashtë kufijve të SHBA. Çdo muaj, do të lëshohen viza për
aplikantët që kualifikohen gjatë atij muaji, aq sa lejon numri në dispozicion për lëshimin e vizave. Pasi të gjitha 50.000 vizat
për llotari të jenë lëshuar, programi do të përfundojë. Në parim, numrat e vizave mund të përfundojnë përpara Shtatorit
2013. Aplikantët e përzgjedhur të cilët dëshirojnë të marrin vizë duhet të jenë të përgatitur që të dokumentojnë me
përpikmëri rastet e tyre. Përzgjedhja e rastësishme si i përzgjedhur nuk ju garanton automatikisht që ju do të merrni një
vizë. Përzgjedhje do të thotë vetëm që ju jeni i ligjshëm të aplikoni për një Vizë Shumëllojshmërie (llotarie) dhe nëse
kualifikoheni, t’ju lëshohet një vizë e Shumëllojshmërisë. Vetëm 50.000 aplikantët e parë të përzgjedhur do të pajisen me
vizë dhe ju duhet të kualifikoheni për vizën.
20.   A KA NJË MOSHË MINIMALE PËR PERSONAT QË TË APLIKOJNË PËR PROGRAMIN E LLOTARISË?
Nuk ka moshë minimale për të aplikuar për programin, por kërkesa për shkollim nga një shkollë e mesme ose përvojë pune
për secilin aplikant primar në kohën e aplikimit do të ndikojë në skualifikimin e shumë personave që janë nën 18 vjeç.
Prindërit, vëllezërit dhe motrat nuk kanë të drejtë për të marrë viza DV-je si vartës, dhe nuk duhet të përfshihen në
regjistrimin e aplikantit kryesor.
21.   A KA TARIFA PËR PROGRAMIN e E-DV-së?
Nuk ka asnjë tarifë për paraqitjen e një regjistrimi elektronik të llotarisë. Aplikantët e llotarisë duhet të paguajnë të gjitha
shpenzimet e nevojshme në kohën e aplikimit për vizë drejtpërdrejt tek arkëtari konsullor në Ambasadën e Shteteve te
Bashkuara apo Konsullatë. Detajet e tarifave të kërkuara për aplikimin për vizën e llotarisë dhe të emigrimit do të
përfshihen në udhëzimet e dërguara aplikantëve të përzgjedhur.
22.  A MARRIN FALJE APLIKANTËT E DV-së ME BAZË TË PAPËRSHTATSHMËRISË (kur nuk kanë të drejtë të aplikojnë
për shkak shkeljesh ligjore)  PËR VIZË APO U JEPET ATYRE NJË PROCES I  VECANTË PËR APLIKIMIN E FALJES?
Aplikantët janë subjekt i të gjitha  papërshtatshmërive për vizat emigruese të specifikuara në Aktin e Emigracionit dhe
Shtetësisë (INA). Nuk parashikohen dispozita të veçanta për falje të asnjë lloji të papërshtatshmërisë për vizë duke lënë
mënjanë ato te parashikuara zakonisht në INA, as nuk ka shqyrtim të veçantë për kërkesë për falje. Disa dispozita të
përgjithshme për falje mund të jenë në dispozicion të aplikuesit të DV-së për aplikantët të afërmit e të cilëve janë Ky material gjendet nё http://albanian.tirana.usembassy.gov                                                     Faqe 12 në 16
nënshtetas Amerikanë ose me leje banimi të përhershme, por koha e kufizuar për programin e llotarisë do ta bëjnë të
vështirë që aplikantët të përfitojnë nga dispozita të tilla.
23.  A MUNDEN PERSONAT QË TASHMË JANË TË REGJISTRUAR NË NJË KATEGORI TJETËR PËR VIZË EMIGRIMI TË
APLIKOJNË PËR PROGRAMIN E DV-së?
Po, personat të tillë mund të aplikojnë për programin e llotarisë.
24.  PËR SA KOHË APLIKANTËT E PËRZGJEDHUR GËZOJNË TË DREJTËN PËR TË APLIKUAR NË KATEGORINË E VIZËS
PËR DV?
Personat e zgjedhur për programin e llotarisë DV-2013 kanë të drejtë të aplikojnë për lëshimin e vizave vetëm gjatë vitit
fiskal 2013 të Departamentit të Shtetit, që përfshin periudhёn nga 1 Tetori 2012 deri më 30 Shtator 2013. Pa përjashtim, të
gjithë të përzgjedhurit dhe aplikantët duhet të pajisen me  vizë ose të përshtasin statusin deri para fundit të vitit fiskal.
Nuk përfitojnë asnjë shtyrje të llotarisë për vitin e ardhshëm personat që janë zgjedhur, por që nuk pajisur me vizë deri më
30 Shtator 2013 (fundi i vitit fiskal). Gjithashtu, bashkëshortët dhe fëmijët që përfitojnë nga statusi i një të regjistruari të
DV-2013 mund të pajisen me viza në kategorinë e DV-së vetëm nga 1 Tetori 2012 deri më 30 Shtator 2013. Kandidatët që
aplikojnë jashtë kufijve tё Amerikёs do të marrin një njoftim nga Departamenti nëpërmjet Kontrollit të Statusit të
Regjistrimit në faqen e internetit të E-DV-së katër deri në gjashtë javë përpara takimit të planifikuar.
25.  NËSE NJË I PËRZGJEDHUR PËR PROGRAMIN E DV-së VDES, ÇFARË NDODH ME RASTIN?
Vdekja e një individi të përzgjedhur për llotari rezulton në revokimin e menjëhershëm të rastit DV. Çdo bashkëshort/e dhe
fëmijët e regjistruar nuk kanë më të drejtë për vizë llotarie.
26.  KUR DO TË JETË I MUNDUR REGJISTRIMI ELEKTRONIK PËR LLOTARINË?
Periudha e regjistrimit elektronik do të jetë mundur duke filluar në mesditë EDT (GMT-4) të Martën më 4 Tetor 2011, duke i
dhënë fund në mesditën EDT (GMT-4) e së Shtunës, 5 Nëntor 2011.
27. DO TË MUNDEM TË SHKARKOJ DHE TË RUAJ NJË FORMULAR ELEKTRONIK TË REGJISTRIMIT PËR LLOTARI SI
DOKUMENT (APO NJË PROGRAM TJETËR TË PËRSHTATSHËM) DHE TA PLOTËSOJ MË PAS?
Jo, ju nuk do të jeni në gjendje që të ruani formularin e plotësuar në një program tjetër dhe ta dorëzoni atë më vonë.
Formulari i regjistrimit për llotari është i vetmi formular në internet. Kjo e bën atë më "universal" se një format përpunimi
teksti të liçensuar. Përveç kësaj, regjistrimi i llotarisë kërkon që informacioni të plotësohet dhe dorëzohet ndërkohë që jeni
online.
28. NËSE UNË NUK MUNDEM TË PËRDOR SKANER, A MUND T’IA DËRGOJ FOTOGRAFINË NJË TË AFËRMIT TIM NË
SHBA TA SKANOJË FOTON, TA RUAJË ATË NË NJË DISKETË DHE MË PAS TA POSTOJË DISKETËN TEK UNË
PËRSËRI?
Po, kjo mund të bëhet për aq kohë sa fotografia plotëson kërkesat për fotografinë në instruksione dhe fotografia
elektronike dërgohet në të njëjtën kohë me regjistimin elektronik të llotarisë. Aplikantët duhet të kenë fotografinë e
skanuar kur të regjistrohen për programin. Vetëm një regjistrim mund të dorëzohet në internet nga secili person.
Regjistrime të shumëfishta do të skualifikojnë hyrjen e aplikantit për programin e llotarisë së vitit 2013. Aplikimi i plotë
(fotografi dhe regjistrim së bashku), mund të plotësohet në mënyrë elektronike nga Shtetet e Bashkuara apo nga jashtë.
29.  A MUND TA RUAJ FORMULARIN NË INTERNET NË MËNYRË QË TA PLOTËSOJ PJESËRISHT DHE KUR TË
KTHEHEM MË PAS TË PLOTËSOJ PJESËN E MBETUR?
Jo. Formulari i regjistrimit të E-DV-së (llotarisë elektronike) është projektuar që të plotësohet dhe dorëzohet njëherësh.
Megjithatë, për shkak se formulari është i përbërë nga dy pjesë dhe për shkak të ndërprerjeve dhe vonesave të mundshme
të rrjetit, sistemi i E-DV-së është projektuar për të lejuar deri në gjashtëdhjetë (60) minuta nga koha e  shkarkimit të
formularit derisa regjistrimi të jetë ngarkuar në adresën e E-DV-së. Nëse më shumë se gjashtëdhjetë minuta kalojnë dhe
hyrja nuk është pranuar në mënyrë elektronike, tashmë informacioni i marrë është fshirë. Kjo bëhet në mënyrë që të mos
ketë mundësi që një regjistrim i plotë aksidentalisht të mos interpretohet si një kopje identike e një regjistrimi të pjesshëm Ky material gjendet nё http://albanian.tirana.usembassy.gov                                                     Faqe 13 në 16
të mëparshëm. Udhëzimet e DV-2013-ës shpjegojnë qartë dhe saktë se çfarë informacioni është i nevojshëm për të
plotësuar formularin. Kështu, ju mund të jeni plotësisht të përgatitur dhe të sigurtë që i keni të gjitha të dhënat e
nevojshme përpara se të filloni të plotësoni formularin në internet.
30.  NËSE IMAZHET DIXHITALE TË DORËZUARA NUK JANË KONFORM KËRKESAVE TË VEÇANTA, PROÇEDURA THOTË
QË SISTEMI DO TË REFUZOJË AUTOMATIKISHT FORMULARIN PËR REGJISTRIMIN E LLOTARISË DHE DO TË
NJOFTOJË DËRGUESIN. A DO TË THOTË KJO QË MUNDEM TË DËRGOJ PËRSËRI APLIKIMIN TIM?
Në qoftë se regjistrimi është refuzuar automatikisht, ky nuk konsiderohet si një regjistrim në faqen e internetit të llotarisë
kështu që, po, të dhënat mund të dërgohen përsëri. Ky nuk llogaritet si një regjistrim i dorëzuar i E-DV-së dhe asnjë njoftim
për pranimin nuk është dërguar. Nëse ka probleme me fotografinë dixhitale të dërguar sepse nuk përputhet me kërkesat,
aplikimi refuzohet automatikisht nga faqja e internetit të llotarisë. Megjithatë, sasia e kohës që i duhet mesazhit të
refuzimit për të arritur tek dërguesi është e paparashikueshme, duke pasur parasysh natyrën e internetit. Nëse problemi
mund të rregullohet nga aplikanti, dhe Pjesa e Parë ose e Dytë e Formës dërgohet edhe një herë brenda gjashtëdhjetë (60)
minutave, nuk ka problem. Përndryshe, aplikanti do të duhet që të rifillojë procesin e dorëzimit. Një aplikant mund të
përpiqet të paraqesë një kërkesë sa herë është e nevojshme derisa të merret regjistrimi i plotë dhe të dërgohet njoftimi për
konfirmimin.
31.  PAS DËRGIMIT ELEKTRONIK, A DO TË DËRGOHET MENJËHERË NJOFTIMI PËR KONFIRMIM QË APLIKIMI
ELEKTRONIK I LLOTARISË ËSHTË MARRË NGA SISTEMI?
Përgjigja nga faqja e internetit E-DV i cili përmban konfirmimin e marrjes sipas një forme të pranueshme E-DV dërgohet
menjëherë nga faqja e internetit të DV-së. Megjithatë, sasia e kohës që duhet për të arritur përgjigja tek dërguesi është e
paparashikueshme, duke pasur parasysh natyrën e internetit dhe te sistemeve te e-mailit. Nëse kanë kaluar shumë minuta
që nga koha kur është shtypur butoni "Submit", nuk ka të keqe nëse shtypni përsëri butonin "Submit" për herë të dytë. Në
një situatë kur nuk keni përgjigje konfirmuese që regjistrimi është pranuar, sistemi E-DV-së nuk do të çrregullohet nëse
shtypet për herë të dytë butoni "Submit". Një aplikant mund të përpiqet të dërgojë një aplikim sa herë është e nevojshme
derisa një regjistrim të pranohet dhe të merret një njoftim konfirmues. Megjithatë, pasi të keni marrë një njoftim
konfirmues, mos e ridërgoni informacionin tuaj.
32.  SI MUND TA RAPORTOJ MASHTRIMIN NË INTERNET OSE NJË EMAIL TË PADËSHIRUAR?
Nëse dëshironi të paraqisni një ankesë rreth mashtrimit në Internet, ju lutem vizitoni faqen e internetit econsumer.gov, të
organizuar nga Komisioni Federal i Tregtisë, në bashkëpunim me agjencitë për mbrojtjen e konsumatorit nga 17 shtete
(http://www.econsumer.gov/english/). Ju gjithashtu mund të raportoni mashtrimin në Zyrën Federale të Hetimeve (FBI)
Qendra e Ankesës për Krimin në Internet (Internet Crime Complaint Center). Për t'u ankuar rreth një emaili të padëshiruar,
vizitoni faqen e Departamentit të Drejtësisë (Department of Justice Contact Us page).
33.  NËSE UNË JAM I SUKSESSHËM NË MARRJEN E VIZËS NGA PROGRAMI I LLOTARISË, A DO TË MË NDIHMOJË
QEVERIA AMERIKANE ME NDIHMË PËR TË GJETUR STREHIM DHE PUNË, TË MË NDIHMOJË ME KUJDES
MJEKËSOR, APO ME NDONJË NDIHMË TJETËR DERI SA UNË TË RREGULLOHEM PLOTËSISHT?
Jo, aplikantëve të cilët pajisen me vizën e DV-së nuk u sigurohet ndonjë lloj ndihme, si asistencë për strehim, apo
subvencione. Nëse jeni të zgjedhur për të aplikuar për një DV, nga ju do të kërkohet që të dëshmoni se ju nuk do të bëheni
barrë publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpara se të pajiseni me vizë. Këto të dhëna mund të jetë në formën e
një kombinimi të pasurive tuaja personale, një Garanci Mbështetjeje (Formulari I-134), nga një i afërm apo mik që banojnë
në Shtetet e Bashkuara dhe/ose një ofertë për punësim nga një punëdhënës në Shtetet e Bashkuara.
LISTA E VENDEVE, SIPAS POZITËS GJEOGRAFIKE, VENDASIT (TË LINDURIT) E TË CILËVE JANË TË PRANUESHËM
(kanë të drejtë të aplikojnë) PËR LLOTARINË DV- 2013
Lista e mëposhtme paraqet vendet, banorët (të lindurit) e të cilëve janë të ligjshëm për Llotarinë DV-2013. Vendet, banorët (të
lindurit) e të cilëve janë të ligjshëm për programin e llotarisë DV-2013 janë identifikuar nga USCIS (Shërbimi i Emigracionit dhe
Nënshtetësisë të Shteteve të Bashkuara), sipas formulës së Seksionit 203(c) të INA-s. Vendet, vendasit (të lindurit) e të cilëve nuk Ky material gjendet nё http://albanian.tirana.usembassy.gov                                                     Faqe 14 në 16
janë të ligjshëm për programin e llotarisë DV-2013 (sepse janë burimi kryesor i emigracionit me sponsorizim familjar (Bashkim
Familjar) dhe i emigracionit me bazë punësimi ose vende me "përqindje të lartë të pranimit të emigrantëve") janë të renditura pas
listës respektive rajonale.
AFRIKA
Algjeria
Angola
Benini
Botsvana
Burkina Faso
Burundi
Kameruni
Kepi Jeshil
Republika e Afrikës Qëndrore
Çadi
Komoros
Kongo
Republika Demokratike e Kongos
Bregu i Fildishtë
Xhibuti
Egjipti
Guinea Ekuatoriale
Eritrea
Etiopia
Gaboni
Gambia
Gana
Guinea
Guinea-Bissau
Kenia
Lesoto
Liberia
Libia
Madagaskar
Malavi
Mali
Mauritania
Mauritius
Maroku
Mozambik
Namibia
Niger
Nigeria
Ruanda
Sao Tome dhe Princi (Principe )
Senegali
Sejshell
Sierra Leone
Somalia
Afrika e Jugut
Sudani Jugor
Sudani
Svazilandi
Tanzania
Togo
Tunizia
Uganda
Zambia
Zimbabve
Të lindurit në Rripin e Gazës janë në ngarkim të Egjiptit.Ky material gjendet nё http://albanian.tirana.usembassy.gov                                                     Faqe 15 në 16
LISTA E VENDEVE, SIPAS POZITËS GJEOGRAFIKE, VENDASIT (TË LINDURIT) E TË CILËVE JANË TË
PRANUESHËM (kanë të drejtë të aplikojnë) PËR LLOTARINË DV- 2013
AZIA
Afganistan
Bahrein
Butan
Brunei
Burma
Kamboxhia
Timori Lindor
Rajoni me Administrim të Veçantë i Hong Kongut
Indonezia
Iran
Irak
Izrael
Japoni
Jordani
Kuvait
Laos
Liban
Malajzia
Ishujt Maldive
Mongolia
Nepal
Koreja e Veriut
Omani
Katar
Arabia Saudite
Singapori
Sri Lanka
Siria
Tajvan
Tajlanda
Emiratet e Bashkuara Arabe
Jemeni
Të lindurit e vendeve të Azisë të renditura më poshtë, nuk janë të ligjshëm për programin e Llotarisë për 2013:
Bangladesh, Kina, India, Pakistani, Koreja e Jugut, Filipinet, Vietnami.
Rajoni me Administrim të Veçantë i Hong Kongut, Rajoni me administrim te vecante I Makaut dhe Tajvani
kualifikohen dhe janë renditur më sipër.
Personat të lindur para Qershorit 1967 në zonat e administruara nga Izraeli, Jordania dhe Siria janë në ngarkim,
respektivisht, të Izraelit, Jordanisë dhe Sirisë.
LISTA E VENDEVE, SIPAS POZITËS GJEOGRAFIKE, VENDASIT (TË LINDURIT) E TË CILËVE JANË TË
PRANUESHËM (kanë të drejtë të aplikojnë) PËR LLOTARINË DV- 2013
EUROPA
Shqipëria
Andora
Armenia
Austria
Azerbaixhani
Bjellorusi
Belgjika
Bosnja dhe Herzegovina
Bullgaria
Kroatia
Qipro
Republika Çeke
Danimarka (përfshirë vendet në varësi të saj)
Estonia
Finland
France (përfshirë vendet në varësi të saj)
Gjeorgjia
Germany
Greece
Hungaria
Islanda
Irlanda
Itali
Kazakistan
Kosova
Kirgistani
Letonia
Liechtenstein
Lituania
Luksemburg
Rajoni me Administrim të Veçantë i Makaut
Maqedonia
Malta
Moldavia
Monako
Mali I Zi
Holanda (përfshirë vendet në varësi të saj)
Irlanda e Veriut
Norvegjia
PoloniaKy material gjendet nё http://albanian.tirana.usembassy.gov                                                     Faqe 16 në 16
Portugalia (përfshirë vendet në varësi të saj)
Rumania
Rusia
San Marino
Serbia
Sllovakia
Sllovenia
Spanja
Suedia
Zvicra
Taxhikistan
Turqi
Turkmenistan
Ukraine
Uzbekistan
Shteti i Vatikanit
Të lindurit e vendeve të Europës të renditura si më poshtë, nuk kanë të drejtë të aplikojnë për programin e Llotarisë
për 2013: Britania e Madhe dhe vendet e varura prej saj: Anguila, Bermuda, Ishujt Britanikë Virxhin, Ishujt Kajman,
Ishujt Falkland, Gjibraltari, Monserrat, Pitkairn, Shën Helena dhe Ishujt Kaikos dhe Turk. Vetëm për programin e
llotarisë 2013,  Irlanda e Veriut trajtohet në mënyrë të vecantë; Irlanda e Veriut kualifikohet dhe është renditur mes
vendeve kualifikuese.
LISTA E VENDEVE, SIPAS POZITËS GJEOGRAFIKE, VENDASIT (TË LINDURIT) E TË CILËVE JANË TË
PRANUESHËM (kanë të drejtë të aplikojnë) PËR LLOTARINË DV- 2013
AMERIKA E VERIUT
Bahamas
Në Amerikën e Veriut, të lindurit në Kanada dhe
Meksikë nuk
kanë të drejtë të aplikojnë për programin e llotarisë
DV-2013.
OQEANIA
Australia (përfshirë vendet në varësi të saj)
Fixhi
Kiribati
Ishujt Marshall
Mikronezia, Federata e Shteteve të
Nauru
Zelanda e Re (përfshirë vendet në varësi të saj)
Palau
Papua Guinea e Re
Ishujt Solomon
Tonga
Tuvalu
Vanuatu
Samoa
LISTA E VENDEVE, SIPAS POZITËS GJEOGRAFIKE, VENDASIT (TË LINDURIT) E TË CILAVE JANË TË
PRANUESHËM (kanë të drejtë të aplikojnë) PËR LLOTARINË DV- 2013
AMERIKA e JUGUT, AMERIKA QENDRORE DHE KARAIBET
Antigua dhe Barbuda
Argjentina
Barbados
Belize
Bolivia
Kili
Kosta Rika
Kuba
Dominika
Grenada
Guijana
Honduras
Nikaragua
Panama
Paraguaj
Shën Kits dhe Nevis
Santa Lucia
Saint Vincent dhe Grenadines
Suriname
Trinidad dhe Tobago
Uruguaj
Venezuela
Të lindurit në kёto vende tё rajonit nuk janë të ligjshëm (nuk kanë të drejtë të aplikojnë) për programin e llotarisë
DV-2013:
Brazili, Kolumbia, Republika Domenikane, Ekuadori, El Salvadori, Guatemala, Haiti, Xhamaika, Meksikë, Peru.

Nessun commento:

Posta un commento